
Dashnori japonez
nga Isabel Allende
Për librin
“Ka pasione që ndizen si zjarre, derisa fati i mbyt me një të rënë të putrës. Por edhe në këto raste mbeten thëngjij të ngrohtë, që janë gati të digjen sërish sapo gjejnë oksigjenin”. Historia epike e dashurisë midis vajzës së re Alma Belasko dhe kopshtarit japonez Ikimei: një ngjarje që del përmbi kohën dhe endet lirisht nga Polonia e Luftës së Dytë Botërore në San Franciskon e ditëve tona. ISABEL ALLENDE ka lindur në Lima, në vitin 1942. Pastaj ka jetuar në Kili, deri në vitin 1973. Pas grushtit të shtetit të Pinochet- it, u vendos në Venezuelë dhe më pas në Shtetet e Bashkuara. Është një nga zërat më të rëndësishëm të narrativës bashkëkohore në gjuhën spanjolle. Nga Shtëpia Botuese “Dudaj – libra të tjerë të Isabel Allende: Shtëpia e shpirtrave Paula Bija e fatit Portret në sepje Ishulli nën det Vendi im i imagjinuar Shuma e ditëve Loja e Riper-it Fletorja e Majës Përtej dimrit Qyteti i shtazëve Mbretëria e Dragoit të Artë Pylli i Pigmejve
