Kthehu në katalog
Leopardi — kapaku

Leopardi

nga Jo Nesbø

ALL 1800

Për librin

NË MES TË DIMRIT, NJË VRASËS VËRTITET NËPËR QYTET. TANI HERRI HOLI E DI. ËSHTË ÇASTI TË VIHET NË NDJEKJE TË LEOPARDIT. PARA SE TË VRASË SËRISH. Oslo. Dy gra u gjetën të vdekura: mushkëritë plot me gjak dhe njëzet e katër plagë në gojë. As edhe një gjurmë krimi. Një rast i përkryer për Herri Holin, komisarin e specializuar në vrasje seriale, alkoolist, burrë i vrazhdë dhe vetmitar. Por sa keq që ka gjetur strehë në Hong Kong për t’i shpëtuar të shkuarës së vet. Vetëm kur i bëjnë me dije se i ati po vdes në një spital, Holi vendos të kthehet në qytet. Dhe menjëherë zbulon një detaj që i trondit nga themelet hetimet: viktimat kanë fjetur në të njëjtën bujtinë mali. Një vrasës, dhelparak dhe egërshan si një leopard, u është qepur këmba-këmbës tërë bujtësve të asaj nate, një e për një: Holi është i vetmi që mund ta ndalë. “Një noir mbresëlënës, trullosës, plot të papritura që befas ndryshojnë gjithçka”. – CARLO LUCARELLI JO NESBØ ka shitur 30 milionë kopje të librave të tij në mbarë botën. Ndër këto, përmendim: Lakuriqi i natës, Furrtaret, Gushëkuqi, Hakmarrja (Nemesis), Ylli i djallit, Vajza pa fytyrë, Njeriu i dëborës, Leopardi, Fantazma, Policia, Etje – të gjithë pjesë e serisë tejet fatlume me protagonist detektivin Herri Hol, si dhe thrillerat: Gjuetari i kokave, Gjak dhe dëborë, Dielli i mesnatës.

Porosit në WhatsApp