Kthehu në katalog
Pasdite në kopshtin e shtëpisë — kapaku

Pasdite në kopshtin e shtëpisë

nga Selma Dino

ALL 1400

Për librin

…Çështja vërtitej rreth një kopshti me bimë jo të një lloji, as dy apo tre, por me shumëllojshmëri, dhe natyrisht plot me ngjyra e nuanca. Diku në një tokë të largët, ku ky djaloshi kishte shtëpinë, ndodhej dhe kjo mrekulli lulesh që cilido kopsht, edhe ai anglez, do e kishte zili. Megjithatë, ai insistonte se nuk qe një kopsht i vërtetë. Madje qe trishtuar kur e kishte thënë, dhe të tjerët e kishin parë me keqardhje. Çfarë terrori shkakton lufta, sa shumë dhimbje, kombe të tëra në kaos e mjerim! Por ata që e ndjejnë thellë në shpirt përjetë janë familjet dhe njerëzit më të dashur të të rënëve dhe viktimave të saj. Dikush humbet birin, të tjerë njeriun e jetës, dashurinë e zemrës së rinisë së pafajshme… Edhe në jetën e Anës dhe të familjes së saj u përjetua ethshëm fatkeqësia që solli lufta. Por ja, në mes të kësaj vorbulle plage dhe gjaku, janë ato mirësitë e vogla njerëzore që lindin ashtu si rastësisht… Po, janë këto që i japin shtysën ardhjes së të mirës së madhe, si shkëndija e vogël që shpesh i jep zanafillën flakës gjigande. “Pasdite në kopshtin e shtëpisë” është libri i parë i sagës, e cila vazhdon më pas me romanet “Muri”, “Gjerdani” dhe “Kthimi në kopsht”.

Porosit në WhatsApp