Kthehu në katalog
Burri që vëzhgonte gratë — kapaku

Burri që vëzhgonte gratë

nga Hjorth & Rosenfeldt

ALL 1400
Letërsi artistikeMister & KrimISBN: 978-99943-0-621-3

Për librin

Teksa vala e të nxehtit ka mbërthyer Stokholmin, disa gra gjenden të vrara brutalisht dhe Departamenti i Hetimit Kriminal është larg zbulimit të së vërtetës. Vrasjet kanë karakteristikat e Eduard Hindes, vrasësit serial të burgosur pesëmbëdhjetë vjet më parë, nga psikologu profilizues Sebastian Bergman. Sebastiani kërkon dëshpërimisht të vërë rregull në jetën e tij kaotike. Zbulimi se është babai i një vajze, Vanjës, mund të jetë çelësi i qëndrueshmërisë së shumëdëshiruar. Por, a duhet t’ia tregojë të vërtetën dhe të rrezikojë shkatërrimin e jetës dhe të karrierës së saj? Pas përpjekjesh energjike, me t’u bërë pjesë e hetimit, Sebastiani mëson se vrasjet janë të lidhura me të dhe askush pranë tij nuk është më i sigurt. Përfshirë edhe Vanjën. Michael Hjorth është një nga producentët më të famshëm në Suedi në fushën e televizionit dhe të filmave. Ai është gjithashtu skenarist i njohur, i cili ka shkruar disa nga episodet e serialit allander të Hening Mankell-it. Hans Rosenfeldt ka drejtuar disa shfaqje në radio dhe televizion. Është skenaristi më i njohur në Suedi, si dhe autori i serialit The Bridge , i cili transmetohet në më shumë se 170 vende të botës. “Burri që  nuk ishte vrasës” është libri i parë nga Hjorth dhe Rosenfeldt, botuar në shqip nga Botimet Duaj.

Porosit në WhatsApp