Kthehu në katalog
Gjysmëhumburi — kapaku

Gjysmëhumburi

nga Sally Green

ALL 1000
Për fëmijë & të rinjISBN: 978-99943-0-568-1

Për librin

Natani po vrapon përsëri. Gjurmuesit e Shtrigave të Bardha janë hedhur në sulm. Çdo Shtrigë e Zezë është në rrezik. Tanimë Natani është më i fuqishëm se kurrë ndonjëherë, porse është gati të humbasë mendjen. Që të mbrojë Aleancën nga rrënimi, atij i duhet të bëhet arma vendimtare e saj. Dhe që të shpëtojë një shoqëri që e urren, i duhet të rrezikojë duke humbur gjithçka që ka në zemër. Përfundimi drithërues i trilogjisë fenomenale “ Gjysmëkeqi”, së shpejti edhe në ekranin e madh. SALLY GREEN jeton në veriperëndim të Anglisë. Ajo ka kryer punë të ndryshme derisa, në vitin 2010, zbuloi dashurinë e saj për të shkruar dhe që prej asaj kohe nuk reshti më. Ajo rrit pula, bën reçelra të shijshme, nuk e ka qejf hekurosjen, i pëlqen të ecë nëpër Uells, qoftë edhe kur bie shi.

Porosit në WhatsApp