
Mos kërko falje për çfarë ke bërë
nga Mahmoud Darwish
Për librin
Mahmoud Darwish-i konsiderohet një nga shkrimtarët dhe poetët më të rëndësishëm palestinezë, arabë dhe ndërkombëtarë, emri i të cilit lidhet fort me poezinë e revolucionit dhe atdheut, dashurisë, lirisë dhe romantizmit. Njihet si një nga autorët që ndikoi në përparimin e poezisë moderne arabe dhe futjen e simbolizmit në të. Për profesorin palestinez amerikan Edward Said, i Universitetit të Columbia-s në Nju Jork, Mahmoud Darwish është poeti më i shkëlqyer arab, me një famë të padiskutueshme në Palestinë dhe Izrael, vendi ku ai u rrit, por prej nga u largua në mërgim në vitin 1970. Teksa po kthehesh në shtëpi, në shtëpinë tënde, mendo për të tjerët. (Mos i harro njerëzit e çadrave.) Teksa je shtrirë për të fjetur dhe sakaq numëron yjet, mendo për të tjerët. (Ka nga ata që s’gjejnë një strehë për të fjetur.) Teksa po e çliron veten me metafora, mendo për të tjerët. (Për ata që kanë humbur të drejtën e fjalës.) Teksa po mendon për të tjerët, që janë të largët, mendo për veten. (Thuaj: Ah, të isha një qiri në errësirë.)
