
Bluz në humbëtirë
nga Rolf Lappert
Për librin
Një roman për rritjen e një djaloshi që e merr jetën e vet në dorë, një roman që rrëfen dhe të bën të qeshësh me të madhe. Maslovi del me dy shishe birre në duar, përshkon sheshin dhe vjen e ulet pranë meje. Për pak kohë rrimë ashtu në heshtje, duke pirrë birrë dhe duke parë qiellin. – Beson se diku atje lart mund të ketë jetë? – më pyet më në fund. – Unë nuk besoj se ka jetë këtu poshtë, lëre pastaj atje lart, – ia kthej. Maslovi psherëtin dhe hesht përsëri. – Duhet të të shpjegoj planin tim… M’u desh një çast ta sillja nëpër mend planin idiot të Maslovit. Një aeroplan kalon në copën e qiellit mbi ne. E marr me mend se çfarë ndodh atje lart, mes yjeve, por dhe si ndihesh kur ke marrë rrugën drejt një vendi të panjohur. – Hë, pra? Si thua ti? Para se të përgjigjem, e kthej edhe një herë birrën. – S’di ç’të them tjetër, po ti nuk je në vete. “Ndihet përvoja e Lappert-it në skenografi: falë një stili kinematografik dhe përshkrimeve koncize e me fjali të shkurtra, arrin ta përshkruajë të gjallë e me plot ngjyra në sytë e lexuesit vendin e vogël në provincë dhe personazhet e veçantë që e popullojnë… dhe melankolia ia lë vendin shpresës, ashtu si në çdo bluz.” – Der Spiegel
