Kthehu në katalog
Një gur zemrës — kapaku

Një gur zemrës

nga Douglas Kennedy

ALL 1000

Për librin

Amerikani Nik Hothorni, personazhi kryesor i romanit, udhëton drejt Australisë për të ngjyrosur paksa jetën e shpëlarë e pa ndonjë farë keqardhjeje që bënte në vendlindje. Ai pendohet menjëherë për udhëtimin turistik që bën, sepse asgjë e veçantë s’e tërheq atje. Megjithatë, në një çast, rrugëtimi bëhet papritmas më shumë se interesant: një darë mikpritjeje vendase shtrëngohet rreth tij dhe e detyron ta zgjasë qëndrimin “turistik” jashtë planit. Niku do të rrëfejë më pas një histori rrëmbyese, ku shënjohet mbi gjithçka lidhja e ngushtë mes ekzistencës së të papriturës në jetën e njeriut dhe forcës së brendshme, ndoshta të panjohur nga ai, për t’i bërë ballë. DOUGLAS KENNEDY e ka nisur krijimtarinë e tij me romanin “Një gur zemrës”, shkruar më 1994. Ka shkruar njëmbëdhjetë romane dhe tre prej tyre  – “Çasti”, “Fotografia e madhe”, “Në ndjekje të lumturisë” –  janë bestseller e janë përkthyer në 22 gjuhë të botës. Prej vitit 2007 ai është Kavalier i Urdhrit të Arteve dhe Letrave në Francë. Në vitin 2009 është vlerësuar me të parin “Grand Prix du Figaro” dhënë prej kësaj gazete franceze.

Porosit në WhatsApp