Kthehu në katalog
Kur ti ike — kapaku

Kur ti ike

nga Maggie O’Farrell

ALL 800

Për librin

“Më bëri aq shumë për vete, saqë m’u desh të shtiresha sikur isha sëmurë, për t’ia kushtuar gjithë kohën time” – Esther Freud. Alisa Raikes i hipën një treni në Kings Cross për të shkuar tek e motra në Skoci. Orë më vonë aksidentohet në një rrugë plot trafik të Londrës dhe e çojnë në spital në koma. Kë apo çfarë pa në Edinburg, që e bëri të kthehej aq rrufeshëm? Mos vallë aksidenti ishte një tentativë për vetëvrasje? Po familja e saj, që po e pret në këmbë të shtratit të zgjohet, çfarë duhet t’i fshehë saktësisht? Duke u endur nëpër shtresa të ndryshme të kujtesës, Alisa dëgjon bisedat dhe fillon të mbledhë kujtime të së kaluarës dhe të një dashurie të ndaluar rreptësisht kohët e fundit. E pamundur ta lëshosh nga dora këtë libër të shkruar aq bukur është kënaqësi të kesh mundësinë ta shijosh.

Porosit në WhatsApp