Kthehu në katalog
ALL 700

Rruga e qumështit
nga Iva Musaraj
Për librin
2020-ta erdhi me një stinë më pak. Njerëzit kishin bërë planet e tyre. Dasmat nuk u bënë. U shtynë për një kohë tjetër. Mortet u zhvilluan pa nderimet masive, që të gjallët u japin të vdekurve për të fundit herë. Edhe nderimet u lanë për një tjetër kohë. Të vetmet që nuk pritën “kohën tjetër” ishin lindjet e fëmijëve. E po, jeta nuk pret asnjëherë. Asaj nuk mund t’i caktosh kohë, as orar. Jeta ka planet e saj. Ajo vazhdon si të gjithë lumenjtë që rrjedhin...
Porosit në WhatsApp
