Kthehu në katalog
Një skeptike bën paqe me martesën — kapaku

Një skeptike bën paqe me martesën

nga Elizabeth Gilbert

ALL 1000

Për librin

Në fund të librit aq të dashur “ Ha, lutu, dashuro ”, Elizabeth Gilbert bie në dashuri me Felipen, një brazilian që jeton në Indonezi. Çifti u betua për dashuri të përjetshme, por gjithashtu të dy u betuan se (si të mbijetuar pas divorcesh të vështira), nuk do të martoheshin kurrë më. Por befas, kur Felipe mori një urdhër të papritur – nga autoritetet e imigracionit – për të mos shkelur në ShBA, çifti u përball me një ultimatum të padiskutueshëm: ose të martoheshin, ose Felipe nuk do të lejohej më kurrë të futej në Amerikë. Në dhjetë muajt e ardhshëm, ndërsa Elizabeth dhe Felipe udhëtojnë nëpër Azinë Juglindore, në pritje të marrjes së lejes për t’u kthyer në shtëpi dhe për t’u martuar, autorja bën kërkime të hollësishme në fushën e historisë, këshillimit dhe perspektivave në lidhje me betimin romantik. Pajisur me një veçanti të rrallë në të shkruar, inteligjencë dhe pasion, “ Një skeptike bën paqe me martesën ” është një meditim joshës për përshtatshmërinë, besnikërinë dhe familjen – dhe, së fundmi, një celebrim i shkëlqyer i dashurisë.

Porosit në WhatsApp