Kthehu në katalog
Memento Mori — kapaku

Memento Mori

nga Tobias Xhaxhiu

ALL 1000

Për librin

“Mos harro se je i vdekshëm”. Ky është mesazhi në thelb të veprës “Memento Mori” nga Tobias Xhaxhiu. Frymëzuar nga legjenda sa nokturne, po aq edhe romantike e “Besës së Konstandinit”, romani sjell për lexuesin një ritregim të freskët dhe epik të ngjarjeve të baladës, të vendosur kësaj radhe në Arbërinë para-osmane. Stili i autorit është një aliazh mes realizmit magjik dhe romantizmit, që garanton një eksperiencë krejt të re në lëmin e letërsisë vendase. Libri është një himn dedikuar një kulture të harruar ballkanase e mbi të gjitha shqiptare, në pritje për t’u rizbuluar. “Memento Mori” është një rrëfenjë e jashtëzakonshme mbi atë çka dikush është i aftë të kryejë për të vënë drejtësi dhe mbi të gjitha, për të mbajtur premtimet që nuk i zhbën dot as vdekja: “Do lundroj me barkë të zezë lumenjve të ferrit dhe nuk do të ndalem. Për Kharontin nuk kam asgjë të shndritshme veç gjësë më të çmuar, besës sime…” — Dudaj — Tobias Xhaxhiu me veprën “Memento Mori”. Fitues i Fondit për Letërsinë e të rinjve nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit. “Për sjelljen origjinale të një balade të njohur, mbajtjen pezull të lexuesit me të njohurat e të panjohurat, për përdorimin e një leksiku të pasur, për përzgjedhjen me kujdes të toponimisë dhe antroponimisë, në funksion të sjelljes së kohës dhe vendit ku zhvillohen ngjarjet e këtij romani” — QKLL —

Porosit në WhatsApp