
Një tjetër…
nga Brunilda Zllami
Për librin
Në këtë roman trajtohet jeta e njerëzve të lodhur nga përditshmëria. Personazhi kryesor, Mikeli, një gazetar deri diku idealist dhe i ndershëm, gjendet përpara shumë vështirësive në jetën profesionale dhe atë vetjake. Jeta e tij, e Gretës, e Anës dhe shumë personazheve të tjera ndërthuren me fije të padukshme dhe secili prej tyre kërkon diçka tjetër. “Një tjetër…” nuk është thjesht një tjetër grua, nuk është thjesht një tjetër realitet, një tjetër jetë… Brunilda Zllami ka lindur më 3 prill 1979 në qytetin e Bajram Currit. Është diplomuar për mjekësi dhe juridik. Që e vogël, zbuloi dashurinë e saj për librat. Libri i saj i parë u botua në vitin 1996. Botime të Brunilda Zllamit nga e njëjta shtëpi botuese: Dashuri apo urrejtje Dikur ishim bashkë… Lindur femër Rruga e trëndafilave Ëndrra e papërfunduar e një gruaje Lakmia Në shpirtin tim bën ftohtë Ti je e nesërmja Nuk jam engjëll Labirintet e Medeas
