Kthehu në katalog
Gjëra të vogla si këto — kapaku

Gjëra të vogla si këto

nga Claire Keegan

ALL 900

Për librin

Është njëra nga ditët që Billi Furlongu vërtitet nëpër ferma dhe fshatra me kamionin e ngarkuar me dru, torfë e qymyr. Askush nuk dëshiron ta kalojë në të ftohtë javën e Krishtlindjeve. E nën dëborën që vazhdon të bjerë pa pushim, gjithçka ka mbetur e njëjtë në këtë cep të Irlandës. Por befas, në oborrin e heshtur të një manastiri, Billi takohet me dikë që arrin të shkundë shpirtin dhe kujtimet e tij. Ta lësh mënjanë, të kthehesh nga ana tjetër është zgjedhja më e thjeshtë e sigurisht më komode. Por ndoshta për Billi Furlongun ka ardhur çasti që të dëgjojë zemrën. Një sukses i madh ndërkombëtar, një histori e pakohë, në gjendje që të ndriçojë ato veprime të vogla që i japin dinjitet një jete të tërë. “Çdo radhë e këtij libri është një leksion stili dhe emocioni”. Hilary Mantel “Një autore e jashtëzakonshme”. Richard Ford “I shkëlqyer”. Ali Smith “I paimagjinueshëm”. Colm Tóibin “Sublim, një roman që të kujton Çehovin”. Andrew O’Hagan Claire Keegan ka lindur më 1968 në kontenë e Wicklow-it në Irlandë. Libri “Gjëra të vogla si këto” u botua në 30 vende dhe ishte finalist i Booker Prize-it.

Porosit në WhatsApp