Kthehu në katalog
Portret në sepje — kapaku

Portret në sepje

nga Isabel Allende

ALL 1100

Për librin

“Triumfi i radhës i një rrëfyeseje të lindur nga thesari i talenteve latino-amerikane.” Los Angeles Times Në romanin “Portret në sepje” autorja e suksesshme kiliane rrëfen historinë e një gruaje të re që ka vendosur të zgjidhë të fshehtën e së kaluarës së saj të largët, nga e cila nuk mund të kujtojë asgjë, për të hedhur dritë mbi një ankth të vjetër që nuk e lë të qetë. Një grua dhe e kaluara e saj. Përmes dashurive, luftës dhe nyjave të gjakut. Një nderim i madh lirisë për të jetuar, për të rijetuar dhe për të treguar. Një vepër e magjishme që të zhyt në thellësitë e kujtesës dhe të të fshehtave të familjes. “Unë besoj se gjëja më e rëndësishme është që, nëpërmjet të rrëfyerit, e kaluara të bëhet po aq e përjetueshme. Në historinë e Aurorës, si në një pasqyrë gjigante, shoh edhe përfytyrimin e shumë grave të kohëve të sotme.” Isabel Allende

Porosit në WhatsApp