Kthehu në katalog
Ditët e vetmisë — kapaku

Ditët e vetmisë

nga Bessa Myftiu

ALL 500

Për librin

Bessa Myftiu është romanciere, poete, eseiste, përkthyese, skenariste dhe aktore. Lindur në Tiranë, ajo banon në Zvicër që prej vitit 1991. Ka shkruar skenarët e filmave Unë e dua Erën dhe Yllka , në të cilin luan rolin kryesor. Autore e njëmbëdhjetë librave në gjuhën franceze, dhe pastaj në shqip vëllimin me poezi Miq të humbur , romanet Rrëfime nga vendet e harruara & Dashuri në kohën e komunizmit, si dhe përmbledhjen me tregime Drejt së pamundurës . Novela Ditët e vetmis ë është vepra e saj më e re. Regjimi komunist shqiptar kishte diçka të përbashkët me vdekjen: nuk e dije asnjëherë se kur të godiste, apo kë do të vinte në shënjestër. I padrejtë dhe mizor, ai ishte gjithashtu i paparashikueshëm. Por, duke pritur, mund të silleshe sikur rreziku nuk ekzistonte. Mund të mashtroje veten. Madje, mund të ishe edhe i lumtur për kohën që kishe në dispozicion. Dhe ashtu si uji që merr një shije të jashtëzakonshme në shkretëtirë, lumturia në komunizëm kishte diçka magjike: aty ku mungon çdo lloj pasurie, mbeten vetëm ndjenjat për të mbushur hapësirën e ditëve. Lumturia jonë ishte e tillë. Ne kemi dashuruar nga dëshpërimi, por mbi të gjitha, për të mbijetuar. Përndryshe, jeta bëhej e pamundur. Dashuria ishte litari i shpëtimit për t’u kapur pas ekzistencës, prandaj shpesh u ngjante ëndrrave – e vetmja rrugëdalje kur realiteti rënkon nga zhgënjimet. Yni kombinonte sistemin patriarkal dhe komunizmin. Na duhej të zgjidhnim: të hiqeshim sikur ishim të verbër ose të vdisnim.

Porosit në WhatsApp